Subscribe

Një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën dy personave mesditën e kësaj të premteje në fshatin Bubullime të Lushnjës.

Një makinë ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal të madh buzë rrugës kombëtare Lushnje-Fier.

Për shkak të thellësisë së kanalit dhe saltrove që ka pësuar makina, goditja ka qënë aq e fortë saqë i ka shkaktuar mesa duket vdekjen e menjehershme te dy personave që ndodheshin në mjet.

Madje viktimat kanë pasur vështirësi edhe për tu nxjerrë jashtë, pasi ka rënë përmbys.

Vijon…

 

Lushnjë

Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *