E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kuvendi 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në Korçë

Deputetët e Kuvendit  kanë mbajtur 1 minutë heshtje për efektivin që humbi jetën në krye të detyrës, Enea Mekolli.

Kjo u kërkua nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, kërkesë e cila gjeti mbështetje edhe nga jryetarët e tjerë të grupeve parlamentare.

“Prej vitesh i fshihej policisë së korccës dhe u shpëtonte rrethimeve. Ka rënë në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli. Autori pasi ka hapur zjarr ka mbetur i plagosur dhe është arrestuar. Rëndësia që mban uniforma e policisë duhet të tregojmë respekt. Policia ka derdhur gjak në emër të misionit dhe betimit të saj. Kush ngre dorë para policisë ka ngritur dorë ndaj shtetit. Drejtësia të veprojë më dënim maksimal. Mirënjohja dhe respekti ynë shkon për policinë e shtetit që përballet me rrezik. Në emër të grupit të PS kërkojmë një minutë heshtje për dëshmorin e atdheut”, tha Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë