Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre të pandehur

3 Qershor 17:22

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për një dosje që lidhet me trafikimin e armëve dhe municioneve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas vendimit, Adulla Hoxhaj, Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u shpallën fajtorë për trafikim armësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa Rifat Avdiaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Adulla Hoxhaj u dënua fillimisht me 13 vite burg për disa vepra penale, përfshirë trafikimin e armëve, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtjen pa leje të armëve e municioneve. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën dhe përfundimisht ai u dënua me 8 vite e 8 muaj burg.

Ndërkohë, Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u dënuan secili me nga 8 vite burg, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të procesit, gjykata vendosi konfiskimin e një arsenali të gjerë armësh dhe municionesh të sekuestruara në banesën e të pandehurit Adulla Hoxhaj më 1 gusht 2024. Ndër sendet e konfiskuara përfshihen pistoleta të markave të ndryshme, një automatik, silenciatorë, pajisje optike, si dhe veshje ushtarake.

Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar që një sërë pasurish të luajtshme, përfshirë automjete të markave Volkswagen, Toyota, Audi dhe Volvo, si dhe një motoçikletë, të qëndrojnë në kuadër të hetimit financiar dhe pasuror në vazhdim.

Palët kanë të drejtë të ushtrojnë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda një afati prej 15 ditësh, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
Gjykata E Posaçme grup i strukturuar Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

më shumë...

Spanja e kërkonte për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

më shumë...

I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden njolla gjaku në makinën e Armand Shakajt

më shumë...

Kushte të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:51

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri,...

8:39

Spanja e kërkonte për vrasje të mbetur...

8:36

I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati...

8:26

Kushte të qëndrueshme, parashikimi i motit për...

8:09

“Financat kërkojnë pak më shumë kujdes”, parashikimi...

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

Më të klikuarat

  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Autori Sadik Llani Vrau shokun me kallash, RENEA ende në kërkim të Sadik Llanit...
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.