Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Igli Tare thirret në SPAK

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po organizon antimiting...

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale,...

Foto/ Ky është autori i vrasjes së policit në...

Politika reagon për vrasjen e efektivit, Begaj: Policia e...

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në “Bukë dhe...

Kuvendi 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në...

Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në...

VIDEO/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi policin tjetër,...

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në “Bukë dhe Zemër”: Zhvillimi dhe natyra duhet të ecin në harmoni

4 Qershor 10:28

Në Tiranë është zhvilluar për të dytin vit radhazi festivali “Bukë e Zemër”, një ngjarje që bashkon arkitektë të njohur nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, të angazhuar në projekte dhe zhvillime në Shqipëri.

Eventi synon shkëmbimin e eksperiencave, diskutimin e sfidave të zhvillimit urban dhe social të kohëve të sotme, si dhe kontribuimin në formulimin e politikave që lidhen me transformimin urban të vendit.

I pranishëm në aktivitet, Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e arkitektëve në ndërtimin e qyteteve moderne, duke i cilësuar ata si “foshnjet e privilegjuara të Zotit”.

Rama: Ju e dini respektin që kam për arkitektët. Arkitektët janë foshnjet e privilegjuara të Zotit. Nuk do jetonim në një qytet, nëse nuk do kishte arkitektë pas tij. Unë i besoj arkitekturës, si diçka që shkon shumë përtej asaj që shohim si prani fizike. Arkitektura dhe ruajtja e natyrës mund të shkojnë dhe bashkë. Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën. Duhet të mendojmë që të kemi ndërtesa të bukura, por edhe natyra të ruhet në mënyrë perfekte. Më duket e jashtëzakonshme sot, më shumë se sa vitin e kaluar.

Poilitika kur përdoret në mënyrën e duhur është e jashtëzakonshme. Dua të ndaj me ju komplimentin më të madh që më kanë bërë ndonjëherë nga një vend shumë i pasur jashtë Evriopës. I dërgova pamje nga festivali i parë “Bukë e Zemër” dhe disa pamje nga puna juaj. Dhe komenti i tij ishte “uau Shqipëria, vëlla vërtet duhet të ulemi një ditë dhe duhet të më tregosh se si e bën këtë pa para”.

Rama u shpreh se debati mbi kufijtë mes zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit duhet të shihet në një këndvështrim më të gjerë, ku palët kuptojnë më mirë njëra-tjetrën dhe tejkalojnë ndarjet tradicionale.

Sipas tij, ruajtja e natyrës nuk duhet parë si pengesë për zhvillimin, por si një element që duhet të ecë paralelisht me të, duke theksuar se qëllimi nuk është vendosja e natyrës në shërbim të njerëzve, por një marrëdhënie e ndërsjellë.

Rama vlerësoi pjesëmarrjen e arkitektëve nga e gjithë bota në festival, duke e konsideruar këtë edicion më të rëndësishëm se ai i vitit të kaluar.

Mes të ftuarve, Rama veçoi edhe praninë e arkitektit të njohur ndërkombëtar Santiago Calatrava, të cilin e cilësoi si një figurë të jashtëzakonshme në fushën e arkitekturës, prania e të cilit, sipas tij, është një nder i veçantë për Shqipërinë.

Edi Rama: Kjo na sfidon ne dhe ju për të kuptuar më mirë dhe kjo do të thotë të përpiqemi po ashtu të kuptojmë kufijtë tanë, kufijtë tuaj dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin për mënyrat se si mund t’i tejkalojmë këto kufij, si mund të hedhim hapa të mëtejshme për të provuar se ruajtja e natyrës nuk është në asnjë kohë e askund një qëndrim që nënkupton apo që është njësoj me moszhvillimin. Ruajtja e natyrës duhet të ketë të bëjë edhe me zhvillimim në harmoni me natyrën, jo për ta vendosur natyrën në shërbim të njerëzve, por edhe për t’i vendosur njerëzit në shërbim të natyrës. Shumë e lehtë për t’u thënë, por gjithmonë kujtoj diçka që më është thënë nga një njeri shumë i çmendur, i cili nuk është arkitekt, artist, që filloi si biznesmen i suskeshsëm në Francë dhe më pas u zhvendos në Amerikën Latine.

Sepse ishte i fiksuar pas shërimit të komuniteteve. Një fjalë prej tij që nuk e harroj kurrë ishte “E qëndrueshmja nuk është aspak korrekte në raport me brezat e ardhshëm. Çfarë është korrekte në raport me ta është ajo çka është korrekte në raport me natyrën, që është politikat rigjeneruese.” Ajo çfarë më duket e jashtëzakonshme sot, nuk është se kemi një numër më të madh arkitektësh që vijnë në këtë festival. Ka të bëjë me faktin se këtu nuk kemi vetëm disa arkitektë të mëdhenj, por artikektë që vijnë nga të gjitha anët, nga Evropa në Kinë, nga SHBA në Amerikën Latine dhe është nder i madh për mua që kam sot këtu dikë që edhe në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mendoja dot se do ta shihja këtu, Santiago Calatrava.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Arkitekte buke dhe zemer rama

Nga e njëjta kategori

Igli Tare thirret në SPAK

më shumë...

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj”, Hita te Trauma pas mbërritjes së efektivit: Ndodhet në gjendje të rëndë! Drejtoresha e spitalit: Dëmtime në qafë dhe kokë

më shumë...

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po organizon antimiting në Vlorë

më shumë...
Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:21

Igli Tare thirret në SPAK

11:21

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj”,...

11:17

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po...

Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri
11:06

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të...

10:57

Foto/ Ky është autori i vrasjes së...

10:56

Politika reagon për vrasjen e efektivit, Begaj:...

10:28

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

10:28

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në...

10:24

Kuvendi 1 minutë heshtje për efektivin e...

10:19

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, bllokohet qarkullimi pranë...

10:10

Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull,...

10:02

VIDEO/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi...

9:46

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani...

9:44

“Autori nuk do i shpëtojë drejtësisë”, Lamallari:...

9:27

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama:...

9:15

E enjte intensive për Kuvendin, 6 interpelanca...

9:07

Tragjedia në Maliq, reagon policia: Efektivi i...

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli
9:05

Shkëmbim zjarri mes “Shqiponjave” dhe trafikantit të...

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli
8:56

DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë...

8:41

FOTO/ 21 dhe 22 vjeç, këta janë...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Vritet efektivi gjatë operacionit në Maliq, një tjetër i pla...
  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli Shkëmbim zjarri mes “Shqiponjave” dhe trafikantit të drogës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.