Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Igli Tare thirret në SPAK

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po organizon antimiting...

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale,...

Foto/ Ky është autori i vrasjes së policit në...

Politika reagon për vrasjen e efektivit, Begaj: Policia e...

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në “Bukë dhe...

Kuvendi 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në...

Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në...

VIDEO/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi policin tjetër,...

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

4 Qershor 10:28

Si rezultat i bisedimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani janë pajtuar që të zbatojnë një armëpushim, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Izraeli dhe Libani po ashtu janë pajtuar që të punojnë drejt krijimit të zonave pilot në të cilat Forcat e Armatosura të Libanit do të merrnin kontrollin ekskluziv të territorit, duke përjashtuar të gjithë aktorët joshtetërorë, u tha në njoftim.

Këto hapa do të lehtësojnë përparimin drejt një marrëveshjeje për paqe gjithëpërfshirëse dhe të sigurisë, shtoi Uashingtoni.

Izraeli rikonfirmoi se siguria dhe integriteti i tij territorial mund të garantohen vetëm përmes çarmatosjes së Hezbollahut dhe shkatërrimit të infrastrukturës së tij në të gjithë Libanin, sipas deklaratës. Të dy palët ranë dakord të rifillojnë diskutimet në kuadër të kanaleve politike dhe të sigurisë gjatë javës së 22 qershorit, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka në listën e zezë vetëm krahun e armatosur të grupit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se SHBA-ja është pajtuar që të vazhdojë të lehtësojë komunikimin mes palëve.

Të gjitha palët dënuan sulmet e Iranit ndaj vendeve në rajon dhe aktivitetet e vazhdueshme që minojnë stabilitetin në të gjithë Lindjen e Mesme, u tha po ashtu në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Para njoftimit për armëpushim, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, paralajmëroi se çdo sulm izraelit ndaj kryeqytetit libanez, Bejrut, do të çonte në “pasoja të rënda dhe në një rifillim të plotë të luftës”.

Këto komente ai i bëri në një kohë kur tensionet janë të rritura lidhur me një armëpushim të brishtë mes Iranit dhe SHBA-së – që është në fuqi që nga prilli – tensione që pjesërisht janë nxitur nga luftimet e vazhdueshme në Iran./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Armëpushim Izrael Liban

Nga e njëjta kategori

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj”, Hita te Trauma pas mbërritjes së efektivit: Ndodhet në gjendje të rëndë! Drejtoresha e spitalit: Dëmtime në qafë dhe kokë

më shumë...

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po organizon antimiting në Vlorë

më shumë...

Foto/ Ky është autori i vrasjes së policit në Maliq, zbardhet vendimi i dënimit të Gjykatës së Lartë për 43 vjeçarin

më shumë...

Politika reagon për vrasjen e efektivit, Begaj: Policia e vendosur të luftojë krimin në çdo skutë! Koçiu e Bardhi: Dënojmë aktin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:21

Igli Tare thirret në SPAK

11:21

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj”,...

11:17

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po...

Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri
11:06

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të...

10:57

Foto/ Ky është autori i vrasjes së...

10:56

Politika reagon për vrasjen e efektivit, Begaj:...

10:28

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

10:28

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në...

10:24

Kuvendi 1 minutë heshtje për efektivin e...

10:19

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, bllokohet qarkullimi pranë...

10:10

Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull,...

10:02

VIDEO/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi...

9:46

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani...

9:44

“Autori nuk do i shpëtojë drejtësisë”, Lamallari:...

9:27

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama:...

9:15

E enjte intensive për Kuvendin, 6 interpelanca...

9:07

Tragjedia në Maliq, reagon policia: Efektivi i...

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli
9:05

Shkëmbim zjarri mes “Shqiponjave” dhe trafikantit të...

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli
8:56

DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë...

8:41

FOTO/ 21 dhe 22 vjeç, këta janë...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Vritet efektivi gjatë operacionit në Maliq, një tjetër i pla...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli Shkëmbim zjarri mes “Shqiponjave” dhe trafikantit të drogës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.