29 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin.

 

Po ashtu, janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 në Tiranë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë; 1 në Korçë dhe 1 Gjirokastër, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, 262 shtetas janë gjobitur me 10 mijë lekë, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

 

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë konstatuar 6 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes, administratorët e të cilëve janë gjobitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *