E shtunë, 17 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mijëra banorë në Zelandën e Re mbeten pa energji elektrike pas stuhive të forta

Mijëra banorë të Zelandës së Re kanë mbetur pa energji elektrike, një ditë pasi një sistem i fuqishëm me presion të ulët atmosferik goditi një pjesë të madhe të vendit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Sipas kompanisë Powerco, janë regjistruar më shumë se 3.000 ndërprerje të energjisë elektrike, kryesisht në rajonet qendrore të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Uellington (Wellington).

Reklamë

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik njoftoi se moti i keq është në tërheqje pas 24 orësh me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes për shkak të mbetjeve në rrugë, zonave të përmbytura dhe rrezikut të lartë për rrëshqitje dheu, veçanërisht në zonën e Uellingtonit.

Reklamë

Si pasojë e motit të keq, të premten u anuluan rreth 200 fluturime nga dhe drejt kryeqytetit. Në zonën e Lower Hutt, në verilindje të Uellingtonit, u raportuan rrugë të përmbytura dhe dy rrëshqitje dheu.

Kujtojmë se edhe në muajin janar, reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan një rrëshqitje dheu në Ishullin e Veriut, ku humbën jetën gjashtë persona në një kamping të frekuentuar.

vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë