Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i bën një dëm të madh Kosovës me idenë e Shqipërisë së Madhe.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu shprehet se nëse Rama do e donte me të vërtetë Kosovën nuk do të mbështeste, sipas tij, ndarjen e saj si dhe nuk do t’I vendoste traun kosovarëve.

 

Sipas Shehut, teza e lojës nacionaliste ëhstë një dëm për prespektivën europiane të Shqipërisë e Kosovës.

 

“Edi Rama po i ben nje dem te madh Kosoves, dialogut te saj me Serbine dhe njohjeve nderkombetare me kercenimet per Bashkimin me Shqiperin, ose sic e quajne jo miqt tane per “Shqiperin e Madhe”. Pasi perdori krimin per pushtet tani Edi Rama po perdor Kosoven per te kercenuar Europen vetem e vetem per te mbrojtur pushtetin e tij. Nese do te donte vertet Kosoven Edi Rama nuk do te mbeshteste ndarjen e saj, nuk do tu vendoste traun kosovareve e shqiptareve, Shqiperia nuk do te ishte vendi i dyte pas Serbise me tarifat me te larta per Kosoven, dhe nuk do behej nje shkak me shume per pengimin e liberalizimit te vizave ndaj Prishtines. Perdorimi i Kosoves per interesa personale eshte kriminale. Teza e loja “nacionaliste” e gjoja bashkimit te Shqiperise me Kosoven eshte ne dem te perspektives europiane te Shqiperise, Kosoves, te Rajonit e te stabilitetit te tij. Kjo demagogji shkon ndesh me interesat tona kombetare te bashkimit real te te gjithe shqiptareve neser, si vende pa kufije ne BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *