Subscribe

Shqipëria duhet të përmbyllë sa më parë reformën në drejtësi. Ky ka qenë mesazhi që numri një i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka marrë gjatë takimit më ndihmës sekretaren e shtetit Viktoria Nuland në SHBA.
Në këtë pritje, zonja Nuland i vlerësoi si tepër te rëndësishme reformat që po ndërmerren nga qeveria shqiptare për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe shprehu mbështetjen e SHBA-së për finalizimin e tyre.
Nga ana e tij ministri i jashtë shqiptar theksoi se Tirana zyrtare është e angazhuar maksimalisht për të miratuar këtë reformë që forcon shtetin ligjor dhe do ti jap një hov luftës kundër korrupsionit në vend.

Ndërkohe ne nje interviste per Zerin e Amerikes, i pyetur per qëndrimin e Shqipërisë nese do te goditet nga vala e refugjateve, ministri Bushati tha se Tirana Zyrtare do te jete ne nje linje me vendet evropiane.

Gjate vizitës në Uashington, ministri Bushati zhvilloi një takimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtar me zv/këshilltaren e këshillit kombëtar Avril Haines. Ata diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në kuadër të partneritetit strategjik, zhvillimet më të fundit dhe sigurinë në rajon. Ministri Ditmir Bushati ishte i ftuar edhe ne dy forume të politikës ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *