Subscribe

Ka hyrë në ditën e 11 të greva e urisë së grave naftëtare. Ato po shfaqin  gjendje të përkeqësuar të shëndetit.

 

“Shoqja ishte në gjendje të rëndë dje. Ka sëmundje që i ka marrë në uzinë, ka probleme me stomakun, 11 ditë në grevë një grua të mos ketë probleme.”

 

Grevistet shprehen se nuk do ta ndërpresin grevën  deri sa të marrin pagat e prapambetura dhe se nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

 

“Patjetër që do ta vazhdojmë, të na japin lekët e prapambetura të ushqejmë fëmijët. Papërgjegjshmëri e KM që thotë këtë, si mund të thotë dil nga greva dhe negocio për bukën e gojës, për bukën që ke punuar dhe e ke fituar vetë. Ato që kemi derdhur djersën tonë, nuk po kërkojmë lëmoshë. Kauza jonë do të vazhdojë, nuk lëvizim pa fituar pagat e fituara me gjyq, 13 pagat dhe të negociojmë për fillimin e punës.”

 

Nga mjedisi ku po zhvillojnë grevën punonjëset ju kanë bërë thirrje edhe grave politikane të solidarizohen me to.

 

Dy ditë më parë kryeministri Rama përsëriti  apelin për nisjen e dialogut me qeverinë, me kushtin që greva të ndërpritej. Por naftëtarët i kujtuan ramës se qeveria është ka përgjegjësinë të punojë për zgjidhjen e problemit, e jo të vendosë kushte. Ndaj dhe ata e vijuan protestën ekstreme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *