E diel, 1 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Masa kundër zjarreve në Shkodër, vëmendja gjatë sezonit veror tek zonat me risk të lartë

Me nisjen e sezonit turistik veror, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shkodër ka hartuar një plan të posaçëm masash për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve gjatë muajve të verës.

Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së fluksit turistik, shërbimi zjarrfikës është angazhuar në forcimin e kapaciteteve operacionale për përballimin e situatave emergjente.

“Këtë vit është shtuar numri i efektivëve zjarrfikës, si dhe është përmirësuar baza logjistike me mjete shtesë, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe ndërhyrjen e shpejtë në rast zjarresh”, tha Agim Ponari, drejtor i PMNZH-së.

Duke iu referuar përvojës së viteve të kaluara, Ponari thekson se me rritjen e temperaturave rritet edhe rreziku për zjarre, veçanërisht në zonat pyjore, kullotat dhe hapësirat me bimësi të dendur.

Reklamë

Në kuadër të masave parandaluese, një grup zjarrfikësish është vendosur tashmë në Velipojë, një nga destinacionet kryesore turistike të qarkut të Shkodrës.

Nisur nga situatat e vështira të përjetuara gjatë viteve të fundit, kur zjarrfikësit e Shkodrës janë përballur me vatra të shumta dhe intensive zjarri, Ponari apelon për vigjilencë të shtuar nga ana e qytetarëve.

Më shumë video

Reklamë