Subscribe

Varianti indian i koronavirusit i cili deri më tani është identifikuar në 17 vende të botës, ka rritur shqetësimin për ecurinë e pandemisë edhe pse fushata globale e vaksinimit po ecën me ritme pozitive. Në Kosovë, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se lloji i ri mund të mbërrijë shumë shpejt prandaj nuk duhet hequr dorë nga masat mbrojtëse.

 

SALI AHMETI

INFEKTOLOG, KLINIKA INFEKTIVE, KOSOVE

“Ne nuk mund të eliminojmë rrezikun që ky variant të jetë së shpejti edhe në mesin tonë, por deri më tani nuk kemi përvoja personale me këtë variant. Nuk e përshkruajnë si variant që jep ndonjë problematikë të veçantë në raport me variantet e mëparshme, sidoqoftë edhe ky përhapet shpejt dhe shkakton sëmundje dhe forma të rënda por që nuk dallojnë nga varianti britanik.”

 

Ndërkohë, në Francë po trajtohen tre pacientë të infektuar me mutacionin indian të koronavirusit. Zyrtarët shprehen se është ende e paqartë nëse vaksinat aktuale janë efektive ndaj tij, prandaj rreziku i këtij varianti nuk duhet të nënvlerësohet.

 

Nga ana tjetër, India po përjeton një kolaps në sistemin shëndetësor duke regjistruar më shumë se 400 mijë raste të reja me covid 19 cdo ditë, ndërsa bilanci i viktimave gjithashtu është përkeqësuar ndjeshëm.  Ekspertët paralajmërojnë se shifrat reale në vendin e dytë më të populluar në botë, me rreth 1.3 miliardë banorë, janë shumë më të larta se të dhënat zyrtare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *