E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Veliaj: Paraqita punën e mirë të bashkisë, i bëj thirrje Metës dhe Berishës të zbresin nga lartësia dhe të shkojnë në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, pas daljes nga SPAK i është bashkuar mbledhjes online të Këshillit Bashkiak.

Në fjalën e tij Veliaj sqaroi para anëtarëve të Këshillit bashkiak, se sot në SPAK pati mundësinë të tregojë punët e mira të bëra nga bashkia.

Reklamë

Ai theksoi se sot në vend të prokurorëve u prit nga njerëz me makina 100 mijë euro, duke nënkuptuar Klevis Balliun.

“Sot në vend të më prisnin prokurorët me pritën këta që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro. Pata një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar punën e bashkisë me dy kolegët, Pashë një organizatë të mençur, të stabilizuar”, u shpreh ai mes të tjerash.

Reklamë

Veliaj tha gjithashtu se inkurajon Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë të SPAK që të ecin vetëm përpara.

“Inkurajojmë Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë që të ecin vetëm, përpara”, tha Veliaj.

Gjithashtu ai ju ka bërë thirrje metës dhe Berishës të zbresin nga lartësitë dhe të shkojnë në SPAK.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë