Ashtu si edhe në protestat e shkuara përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, janë përplasur fizikisht me forcat e rendit që ndodhen para institucionit për mbarëvajtjen e protestës.

Tedi Blushi, Floida Kërpaçi, Klevis Balliu dhe disa anëtarë të tjerë, kanë kërkuar të futen me forcë brenda Bashkisë së Tiranës, me pretendimin se duan të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit, edhe pse ajo mbledhje ishte njoftuar se do të zhvillohej online.

Gjithashtu protestuesit kanë hedhur edhe bomba molotov në drejtim të institucionit ku kanë lënduar edhe një punonjës policie, i cili është ndihmuar nga mjeku Ilir Alimehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *