Më shumë se një javë përpara zgjedhje parlamentare në maqedoninë e veriut, Vmro-Dpmne ka shpallur fitoren ndërsa ka deklaruar se qeverinë e re do ta formojë me koalicionin opozitar shqioptar VLEN.

Kryetari i kësaj partie Hristjan Mickoski, ka deklaruar se vmro dpmne do të fitojë edhe më shumë vota në zgjedhjet e 8 majit ndërsa ka sulmuar Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj Ali Ahmeti.

“Në qeverinë e re nuk do të ketë vend për njerëz të përfshirë në krim dhe korrupsion. Për VMRO DPMNE-në qëndrimet dhe përcaktimet janë shumë të qarta. Nuk dua të flas me emisarët që Ali Ahmeti dërgon çdo ditë për koalicion me ne. BDI-ja për mua është kapitull i përfunduar dhe do të shkojë në opozitë”,tha Hristijan mickoski , kryetar i VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, edhe përfaqësues të koalicionit VLEN, kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e Qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 8 majit.

Deklaratat e Mickoskit, Bashkimi Demokratik për Integrim i quajti lajme të rreme që kanë për qëllim të njollosin cdo gjë që është shqiptare.

“I vetëdijshëm dhe i frikësuar se shërbëtorët e tyre të opozitës shqiptare do të pësojnë humbje të thellë, Mickoski qëllimshëm po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike duke ndjellë frikë për destabilizim të situatës, dëshira dhe qëllimi kryesor i qendrave pro-ruse në Maqedoninë e Veriut.”

Maqedonia e veriut do të mbajë në 8 maj zgjedhjet parlamentare në të njëjtën ditë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *