E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen duke vjedhur, arrestohet një 23-vjeçar dhe një adoleshent në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët u kapën në flagrancë duke vjedhur.

Sipas policisë 23-vjeçari A.K dhe një adoleshentë u arrestuan tek “Qyteza e fëmijëve” ndërsa po hynin për të vjedhur.

Reklamë

Gjithashtu këta dy persona dyshohet se në lagjen numër 9, Korçë, kanë vjedhur 7 celularë në dyqanin e një shtetasi, si dhe në lagjen nr. 13, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi tjetër.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 23 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, banues në Korçë, pasi janë kapur në lagjen nr. 10, në tentativë për të vjedhur tek “Qyteza e fëmijëve”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se këta shtetas, në lagjen nr. 9, Korçë, kanë vjedhur 7 celularë në dyqanin e një shtetasi, si dhe në lagjen nr. 13, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi tjetër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 celularët e vjedhur.   

Vazhdo të lexosh

Reklamë