Zgjedhja e Diteas si kryefermere është pritur mirë nga pjesa tjetër, të cilët janë shprehur bashkëpunues për ndarjen e punëve.

Dijonisi ka qenë i pari që e ka komplimentuar, dhe ka shprehur bindjen se blogerja do të shkëlqejë.

Ditea ka me shkëlqy si kryefermere”, tha Dijonisi.

Ndërkohë që Ditea, teksa është munduar të tregohet më modeste, ka hequr një paralele me kohën kur kryefermer ka qenë Valeri.

“Erdhi Valeri tha e keni të gjithë pushim. Ok, e bëmë një ditë pushim, pastaj e kthehu pllakën. Po kështu fillon dhe çorientohesh. Sepse unë u thash që mos e neglizhoni verandën, se ka punë shumë”, tha Ditea./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *