Agai ka vendosur të “përkëdhel” fermerët.

Ditea lexoi në zarf se tre aktorët e “Ferma VIP” duhet të interpretojnë letrën, ku thuhej se fermerët do të shijojnë mbremjen e sotme ndeshjen Bayern –Real. Ky vendim i Agait ka lumturuar gjithë fermerët, por mbi të gjitha Albanon, i cili edhe në mbremjen e spektaklit ka shprehur dëshirën për të parë skuadrën e tij të preferuar, Bayern.

“Kujdes, kjo letra e Agai kërkon interpretim, ndaj Agai ka vendosur që të lexohet nga tre aktorët e “Ferma VIP”, tha Ditea.

“Platforma dixhitale Tring do të transmetojë sot ndeshjen gjysmë finale të  Champions League”, interpretoi Flori.

“Fati e deshi që përsëri në gjysmë finale të këtij kompeticioni më të madh në botë për klube, UEFA Champions League, siç e tha edhe Flori që transmetohet në platformën Tring, të përballen sërish galaktikët e Real kundër teutonëve barbarest të Bayern. Por, unë kam besim të plotë që Bayern do i shkatërroj dhe do i shkërmoq”, interpretoi Albano.

“Agai di të ndaj shapin nga sheqeri, ashtu siç ju dënon edhe ju shpërblen, prandaj vishuni me Tring dhe zgjidhi skuadrën tuaj të preferuar”, tha Mariana.

“Kujdes me sharjet ndaj albitrit! Albitër je kampion. Agai ju uron shikim të këndshëm”, thanë tre aktorët e “Ferma VIP” dhe Ditea njëzëri./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *