Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, bën me dije se një polici i ra të fikët. Ka qenë  mjeku Ilir Alimehmeti ai që i dha ndihmën e parë policit. Pasi mori ndihmën e parë, polici u transportua me urgjencë në spital.

Kujtojmë se mjeku Alimehmeti kohët e fundit është angazhuar në politikë. Aktualisht ai është anëtari i këshillit bashkiak.

Ditën e sotme qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar para Bashkisë së Tiranës, teksa nuk munguan incidentet.

Ashtu sikur se është bërë zakon edhe në protestën e sotme protestuesit kanë hedhur molotov para ambienteve të bashkisë.

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.

Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës. Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *