Tensione ne proteste, molotov para bashkise Tirane
Tensione ne proteste, molotov para bashkise Tirane

Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur sërish për të protestuar para Bashkisë së Tiranës, teksa nuk kanë munguar incidentet.

Protesta e pestë e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Teatrin ka nisur sërish me kaos dhe përplasje mes protestuesve dhe policëve.

Ashtu sikur se është bërë zakon edhe në protestën e sotme protestuesit kanë hedhur molotov para ambienteve të bashkisë.

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.

Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës.

Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *