Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër,...

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm...

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri...

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

Rrethimi i Sarajevës: Mijëra këpucë në rrugë përfaqësojnë viktimat e luftës

8 Prill 16:35

Këtë javë mbushen 32 vjet nga rrethimi i Sarajevës. Rrethimi filloi më 5 prill të vitit 1992 dhe përfundoi pas pothuajse 4 vjetësh. Gjatë asaj kohe, 350,000 banorë të Sarajevës iu nënshtruan sulmeve të përditshme nga ushtria e serbëve të Bosnjës duke u ndërprerë banorëve qasjen e rregullt tek energjia elektrike, ushqimi, uji, ilaçet, si dhe duke mos i lejuar të dilnin nga qyteti. Këto ditë rreth 11,500 palë këpucë, që përfaqësojnë viktimat gjatë rrethimit të Sarajevës, janë ekspozuar në kryeqytetin e Bosnjes, në atë që njihet si “Rruga e Kujtesës”, që shtrihet për më shumë se një kilometër.

Të vendosura me kujdes, tre palë në një rradhë, këto këpucë janë një kujtim i burrave, grave dhe fëmijëve që humbën jetën gjatë rrethimit të Sarajevës, në fillim të viteve ‘90.

Mbi 11,500 këpucë janë ekspozuar në qendër të kryeqytetit boshnjak si pjesë e një instalacioni të quajtur “Rruga e Kujtesës”, në nderim të qytetarëve të saj që nuk i mbijetuan rrethimit më të gjatë ushtarak në historinë moderne.

Në 32 vjetorin e fillimit të rrethimit, mijëra njerëz morën pjesë në një shëtitje përkujtimore gjatë javës së kaluar.

Këpucët janë dhuruar nga banorët vendas dhe ato do të bëhen pjesë e një koleksioni në Qendrën Përkujtimore të qytetit.

Në mesin e atyre që dhuruan një palë këpucë është edhe ish mësuesja Senada Salihoviç.

“E kam kaluar luftën në Sarajevë. Kam punuar si mësuese në atë kohë. Pothuajse çdo ditë mësoja se kishim humbur një fëmijë ose një të afërm tjetër të dashur. Unë vlerësoj çdo mundësi për të kujtuar dhe menduar për ata që nuk janë më me ne”, thotë ajo.

Rrethimi filloi më 5 prill të vitit 1992 dhe përfundoi pas pothuajse 4 vjetësh.

Gjatë asaj kohe, 350,000 banorë të Sarajevës iu nënshtruan sulmeve të përditshme nga ushtria e serbëve të Bosnjës duke u ndërprerë banorëve qasjen e rregullt në energji elektrike, ushqim, ujë, ilaçe dhe mundësinë për tu larguar.

Për disa të mbijetuar, ekspozimi i këtyre këpucëve ishte një rikthim në gjendjen emocionale që përjetonin gjatë rrethimit.

“Kjo më nxiti emocione shumë të forta. Mbaj mend gjithçka sikur të ndodhte sot. Më vjen keq për gjithçka që ndodhi me këtë qytet, me këta njerëz (të vrarë) dhe me të gjithë ne”, thotë Kemal Muninoviç.

Për banorët më të rinj, këpucët simbolizojnë rëndësinë e nderimit të së shkuarës, duke parë drejt të ardhmes.

“Unë mendoj se të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodhi (në Sarajevë) sepse ndodhi në vendin tonë. Por gjithashtu nuk duhet ta lëmë veten të ngarkohemi shumë nga e kaluara,” thotë gjimnazisti Faris Ajanoviç.

Shoqja e tij e shkollës, Tina Peroviç, pajtohet me të.

“Në këtë mënyrë ne po ruajmë kujtimet dhe këto këpucë na ndihmojnë të mos harrojmë se sa njerëz u vranë dhe se nuk ata nuk janë vetëm një numër, se secili prej tyre ishte një njeri”, thotë ajo.

Këpucët e dhuruara për ngjarjen përkujtimore do të ruhen përgjithmonë si pjesë e “Rrugës së Kujtesës” në Qendrën Përkujtimore të Sarajevës, e cila do të ndërtohet në malin Igman afër Sarajevës./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Krimet e luftës Sarajevë

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 të arrestuar në Dubai ekstradohen sot në Tiranë

më shumë...

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër, mund të takohem me liderin suprem të Iranit nëse ka marrëveshje

më shumë...

Një nga speciet më të rrezikuara në botë, foka Monaka rikthehet në Gjirin e Orikumit

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:34

Aksident i rëndë në Kardhiq-Delvinë, një viktimë...

Foto ilustruese
9:26

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 të...

9:21

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose...

9:21

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat,...

8:38

Një nga speciet më të rrezikuara në...

8:24

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:12

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua...

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • “Në burg je një i vdekur që ecën”, Pëllumb Gjoka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.