Gjashtë shtetas shqiptarë të arrestuar në Dubai pritet të ekstradohen sot drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, të ekstraduarit ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e parave dhe mashtrimin kompjuterik, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.
Pritet të ekstradohen sot, nga Dubai, shtetasit:
-Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici;
-Shkelzen Kraja;
-Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj;
-Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;
Këta katër shtetas akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprave penale, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gjithashtu do të ekstradohet edhe lir Lazri alias Ilir Sula;., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe Merxhan Celiku. 34 vjeç, i dyshuar për mashtrim kompjuterik në kuadër të një organizate kriminale.
Operacioni është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve homologe në United Arab Emirates.
Autoritetet shqiptare e konsiderojnë këtë ekstradim një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen dhe kthimin e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
/vizionplus.tv





