Subscribe

Nata e Manjola Nallbanit në këndo këngën time ishte një natë plot me emocione dhe të pa thënë. Manjola rrëfeu shumë nga karriera e saj, ku mbi të gjitha tregoi pse në karrierën e saj ka kënduar shumë këngë romantike.

 

“ Në atë moment kamë qenë romantike nga mosha, sot jam romantike nga eksperienca.  Kur kam kënduar “Udhëtoj menduar” kam qenë në shkollë. Atëherë dhe unë dhe Shpëtim Sraçi ishim studentë. Kishim realisht nderin të këndoje poezinë e të madhit Dritëro Agolli. Për Saraçin ishte kënga e parë. Shpëtimi sot është një nga emrat e mëdhenj të muzikë-shkruesve Shqiptar. Kjo këngë mbetet një nga më të bukurat e krijimtarisë së tij gjithmonë e kam fjalën për këtë stil kënge. Unë asnjëherë nuk këndoj dhe nuk bëjë asgjë nëse nuk e ndjejë,- ka përfunduar Manjola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *