Subscribe

2015 shënoi nje rekord historik ne regjistrimin e bizneseve. Ne vitin qe lame pas numri i subjekteve te regjistruara arriti ne 39 mije, nje rritje e pa shënuar qe nga krijimi i Qendrës se Regjistrimit Kombëtar. Ky rekord nuk lidhet me zhvillimin ekonomik te vendit, por i atribuohet aksionit te nisur nga qeveria kundër informalitet. Drejtorja e QKR, Vasilika Vjero thotë se ky bum regjistrimesh do te japë efekt ne ekonomi gjate këtij vit. Por paralelisht me ketë bum regjistrimesh ka patur edhe nje tendence ne rritje te çregjistrimeve. Rreth 4500 te tilla. Serish edhe ne ketë proces kane mbizotëruar bizneset e vogla, kryesisht shërbime qe jane mbyllur. Qe pas nisjes se aksionit te qeverise kundër informalitetit, ne gusht te 2015 bizneset ne te gjithë vendin patën nje dyndje ne Qendrën e Regjistrimit per t’u formalizuar. Por pavarësisht këtij procesi, një situate e tille nuk u reflektuar ne te ardhura publike me shume ne buxhetin e shtetit, ndaj 2016 mbetet per te treguar efektin e vërtet te këtij bumi te bizneseve te reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *