Subscribe

Ditën kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit i një viti më parë kryeministri Edi Rama e përcolli përmes një mesazhi në rrjetin e tij social.

“Nuk e kishim provuar kurrë më parë diçka të tillë në jetën tonë.”

Në materialin filmik që risjellë në kujtesë humbjet e jetëve njerëzore dhe shkatërrimit që la pas goditja sizmike, kreu i qeverisë rendit të gjitha ngjarjet që pasuan tërmetin, ndërhyrjen e ekipeve të ndihmës së shpejtë shqiptare dhe ato të huaja, strehimin e përkohshëm të banorëve të mbetur pa shtëpi nëpër hotele, zhvillimin e konferencës së donatorëve dhe në mbyllje rindërtimin, ende në proces.

“Kanë qenë ditët dhe netë më të çmendura të jetës time, nuk mbaja mend më as datat pas dy apo tre ditësh.”

Përkujtimi i tragjedisë së një viti më parë e gjeti Edi Ramën në Abu Dabi për të konkretizuar marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e lagjes së re në Spitallë të Durrësit.

“Marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2 mijë apartamenteve të reja në Durrës, që i hap rrugë kantierit të ndërtimit javën e ardhshme.  Qeveria shqiptare do të financojë infrastruktuyrën e lagjes së re në Spitallë, ndërsa sipërmarrësi i botës arabe, do të realizojë qoftë banesat e Spitallës, qoftë banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës.”

Mbështetja financiare e vendeve arabe nuk do të jetë vetëm në procesin e rindërtimit. Ajo do të shkojë edhe më tej me investime kryesisht në turizëm, siç është premtuar nga kryeministri ndërtimi i portit të Durrësit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *