Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

“Revanshi”, SPAK jep konkluzionet për një pjesë të dosjes,...

Vendimi/ Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar, zbulohet data

5-vjeçarja nga Pogradeci bie nga karrigia në shtëpi, transportohet...

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, Sali Berisha kandidati i...

Një person dënohet me dy vjet burgim për sulmin...

Agravon sherri në Sarandë, plagosi me thikë 26-vjeçarin pas...

Gjermania do të vendosë taksë mbi pijet e gazuara...

Plagosi me sende të forta një person në vitin...

16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues në...

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen në avion,...

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

29 Prill 13:57

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, zhvilloi një takim me strukturat e emergjencave, Policisë Bashkiake dhe të shërbimit zjarrfikës, në kuadër të planit të masave pas zjarrit që ra te pallati në zonën e “Farmacisë 10”, ku u dogjën 71 apartamente. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Ristani vlerësoi reagimin e koordinuar të të gjitha strukturave, duke theksuar se ndërhyrja në kohë bëri të mundur evakuimin e banorëve pa pasoja në jetë njerëzish.

“Arsyeja për takimin ka disa qëllime, në radhë të pare, për të falenderuar të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në ndërhyrjen emergjente të zjarrit që ra te pallati te Rruga e Dibrës. Lajm i mirë dhe që do vijojmë ta përsërisim është që për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë dëm në njerëz dhe kjo është falë ndërhyrjes tuaj, falë punës që keni bërë të gjithë në koordinim, që nga skuadra jonë e emergjencës që kanë kontaktuar me njerëzit deri te zjarrfikëset, si dhe Policia Bashkiake që ka ndihmuar me qarkullimin dhe pastaj e gjithë pjesa e administratës që ndihmoi për të gjetur një zgjidhje për strehimin e familjeve, që nuk është gjithashtu një punë e lehtë”, tha Ristani.

Më tej, Kryetarja e komanduar njoftoi nisjen e një procesi të zgjeruar kontrolli për masat e sigurisë kundër zjarrit në ndërtesat që janë pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, por që nuk kanë kaluar më pas në filtrat e plotë të verifikimit.

“Nga sa kemi parë nga procesi jonë i ndjekjes së punës për ato objekte të cilat, si ai i pallatit që u dogj, dalin jashtë filtrit të kontrolleve të Bashkisë për një mijë arsye të legjislacioneve, arsyetimeve se si funksionojnë objektet që dalin jashtë kuadrit të kontrollit të strukturave të Bashkisë. Me diskutimet që kemi pasur në Këshillin Bashkiak, por edhe për t’iu përgjigjur merakut që kanë qytetarët për banesat ku jetojnë, për t’u krijuar siguri, për të thënë që ne pjesën tonë të punës apo të kuadrit tonë e kemi të ezauruar, ajo që kam vendosur është që të fillojmë menjëherë një kontroll njësoj siç do ta bënim për sa i përket sigurisë së zjarrit për të gjitha objektet, lejet e të cilave janë lëshuar nga institucioni i Bashkisë Tiranë”, njoftoi Anuela Ristani.

Më tej, ajo sqaroi se “për të gjithë ato objekte që nuk kanë pasur mundësi strukturat e Bashkisë të shohin dhe të ndjekin projektin e tyre në faza të avancuara dhe kanë kaluar në kanale të tjera apo dhe nuk i kanë kaluar kanalet e tjera të licencimit dhe të marrjes së certifikatës së objektit, kontrollet do të ndodhin sikur të kishte kaluar”. “Kontrolli për sa i përket sigurisë kundër zjarrit do të bëhet njësoj siç do të bëhej në një objekt që do të kërkonte pastaj certifikatën e përdorimit dhe të gjithë kolaudimin dhe që do të shkonte në një rrugë normale”, u shpreh Ristani.

Në vijim, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës sqaroi gjithashtu se aktualisht kontrollet e sigurisë kundër zjarrit fokusohen kryesisht te subjektet tregtare, kurse për banesat, një rol kyç mbetet ai i administratorëve, të cilët duhet të garantojnë mirëmbajtjen dhe respektimin e kushteve të sigurisë.

“Kontrolli jonë i sigurisë kundër zjarrit bëhet për subjektet tregtare, por nuk bëhet për banesat. Këtu futet shumë në veprim roli i administratorit. Strukturat e bashkisë që janë në kontakt me administratorët që në procesin e licensimit të administratorëve, por edhe të edukimit të tyre, kjo përgjegjësi duhet që të mirëmbahet nga ata”, sqaroi Ristani. Në mbyllje, ajo bëri të ditur se gjetjet nga kontrollet do të raportohen në të gjitha nivelet institucionale, me qëllim marrjen e masave përkatëse.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Bashkia Tirane

Nga e njëjta kategori

“Revanshi”, SPAK jep konkluzionet për një pjesë të dosjes, dënimet e kërkuara për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

më shumë...

Vendimi/ Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar, zbulohet data

më shumë...

5-vjeçarja nga Pogradeci bie nga karrigia në shtëpi, transportohet me urgjencë tek Trauma në Tiranë

më shumë...

Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e autorëve, brenda mjetit kishin lënë dokumentet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:09

“Revanshi”, SPAK jep konkluzionet për një pjesë...

3:03

Vendimi/ Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar, zbulohet...

2:55

5-vjeçarja nga Pogradeci bie nga karrigia në...

2:50

Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe...

2:42

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, Sali Berisha...

2:40

Një person dënohet me dy vjet burgim...

2:17

Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e...

2:12

Zjarri përfshin ullishtet shekullore në zonën e...

2:07

Turistë në plazhet e Karaburunit, gjithnjë e...

1:57

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë...

1:54

Mundësi dhe fillime të reja, shenjat me...

1:53

Agravon sherri në Sarandë, plagosi me thikë...

1:47

Turizëm me biçikleta në Kolonjë, çiklistë italianë...

1:37

Gjermania do të vendosë taksë mbi pijet...

1:25

Plagosi me sende të forta një person...

1:20

16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet...

1:01

“Revanshi”/ Sot seanca në GJKKO, të pandehurit...

12:52

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen...

12:46

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet...

12:37

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • A po e teproni? Nutricionisti zbulon sa herë në javë mund të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.