Subscribe

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama bëri të qartë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri.

 

Rama u ndal tek procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe tek analiza e tyre, ndërsa për opozitën kishte vetëm një mesazh.

 

 “Kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 qershorit. Kemi parë më kujdes çdo qark, çdo bashki. Kemi diskutuar për mbledhjen e  Asamblesë Komnbëtare ku sigurisht do të flasim për çka është bërë dhe çka do të bëjmë në vijim pas pushimeve. Gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta çuar në një nivel tjetër organizimin terësor të PS në funksion të marrëdhënieve më të hapura dhe më efektive me çdo komunitet në funksion të harmonizimit të linjës sonë politike me mirëfunksionimin e bashkive dhe padiskutim në funksion të një qëndrimi të qartë që kemi mbajtur dhe gjatë fushatës në çdo bashki që deri dje është qeverisur nga e djathta për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej “pushtuesish” në këto bashki.”

 

Kryesia e Partisë Socialiste vendosi që në datë 22 korrik të mblidhet Asambleja Kombëtare ku do të bëhet një analizë e gjerë e të gjithë rezultateve të 30 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *