Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim me studentët e  Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka ka dhënë detaje në lidhje me vendimin e qeverisë për anullimin e  koncesionin të rrugës Thumanë-Kashar.

 

Në fjalën e tij para studentëve shefi i qeverisë është shprehur se fondet që ishin nisur për të ndërtuar këtë vepër të rëndësishme do të alokohen për të realizuar paktin për universitetin.

 

 “Keni dëgjuar dhe reagimin për anulimin e koncesionit të Thumanë-Kashar dhe deklaratat që s’ka lekë. Kur do behej rruga ishte një vjedhje shumë e madhe, dhe po vinin bujën se do vidheshin 300 milion. Tani thonë që s’ka lekë. Në fakt as do vidheshin, se skema e partneritetit që është një mjet propagande për një mekanizëm financimi krejt normal. Quhet Partneritet Publik Privat pse? Sepse sektori publik përmes qeverisë i kërkon sipërmarrjes private që të nënshkruaj një bashkëpunim, ku sipërmarrja nuk merr para, por hedh paratë e veta, por sigurisht të marrë para në një afat kohe shumë më të gjatë. Zgjodhën anulimin e Thumanë – Kasharin se ishte puna me volumin më të madh. Dhe këtë volum do ta kalojmë te pakti për universitetin dhe i thash rektorit, më tha që e kemi gati projektin e ish-kirurgjisë. I thash: ju keni dhe konviktet problem. Pra universiteti duhet të administrojë konviktet në Elbasan, Vlorë, Shkodër apo Gjirokastër dhe çdo qytet. I thash: këtë projekt duhet ta integroni bashkë me projektet e konvikteve dhe çfarë keni nevoja të tjera dhe ti bëni në një projekt dhe shuma që do të jetë për universitetine Elbasanit do të futet në programin e infrastrukturës universitare që do të bëhet me të njëjtën skemë si Thumanë-Kashari, por jo rruga atje por programi kombëtar për infrastrukturën e universiteteve. Këtë do ta bëjnë të gjithë ministritë që kanë në patronazh të gjithë universitetet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *