Subscribe

Shkolla 9-vjeçare “Gosë” në Rrogozhinë do të jetë gati të presë 355 nxënësit e saj në muajin nëntor.

 

Kryeministri Edi Rama si dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u ndalën këtë të shtunë në kantierin e ndërtimit të kësaj shkolle ku po vijojnë punimet.

 

 

Punimet vijojnë me ritme të larta për të rikthyer në shkollën e tyre 350 nxënës, që do të kenë 17 klasa, 4 laboratore, palestër, mjedise sportive e të gjelbëruara”, tha Ministri Ahmetaj.

 

 

Në Bashkinë Rrogozhinë do të ndërtohen 6 shkolla të reja dhe paralelisht po punohet edhe për banesat e reja.

Ndërkohë edhe shkolla 9 vjeccare,  në Shtodhër të Kavajës, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i nëntorit të vitit të shkuar, do të jetë gati në nëntor të këtij viti për të pritur 310 fëmijë.

 

 

“Shkolla e re është projektuar me 11 klasa të përgjithshme për mësim, 4 laboratore dhe ambientet e gjelbëruara që i mungonin shkollës së vjetër. Në Kavajë do të rindërtohen nga e para 12 shkolla të reja”.

 

 

Në Kavajë do të rindërtohen nga e para 12 shkolla të reja.

 

Procesi mesimor do të nisë më 14 shtator, dhe deri në nëntor, nxënësit e dy shkollave do të zhvendosen në institucione të tjera pritësë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *