Subscribe

Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Sasia e lëndës eksplozive ishte vendosur në derën e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:10 minuta në lagjen Tom Kola të qytetit verior.  Heimet e para tregojnë se lënda plasëse është vendosur qëllimisht për shkak të punës së Sterkajt si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur autori futet në rrugicë dhe ecën në këmbë dhe pasi mbërrin tek dera e banesës së gjyqtarit Sterkaj vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me shpejtësi. Pak sekonda më pas ndodh shpërthimi.

Autori është fiksuar i maskuar në fytyrë dhe deri më tani nuk është identifikuar.

Kur ndodhi shpërthimi gjyqtari Tonin Sterkaj ishte brenda banesës së bashku me familjen e tij.

Pasi dëgjoi zhurmën ai doli në ballkon dhe menjëherë njoftoi policinë. në dëshminë e dhënë përpara hetuesve, ai shprehu dyshimet se kjo ngjarje lidhet me detyrën e tij, por nuk bëri të ditura detaje për ndonjë konflikt apo për persona që mund të ketë patur kohët e fundit përplasje për shkak të punës.

Grupi hetimor dyshon se autori mund të jetë paguar për vendosjen e tritolit si një mesazh për gjyqtarin, një krim i porositur nga persona të tjerë që mund të kenë çështje të hapura në gjykatë.

Tonin Sterkaj prej kohësh është gjyqtar në Gjykatën e Shkollës së Parë në Shkodër, ndërkohë që më përpara ka qënë në edhe Gjykatën e Apelit të këtij rrethi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *