Subscribe

Zhvillimi i agroturizmit, konsiderohet nga qeveria shqiptare si një ndër masat kryesore që mundësoj uljen e papunësisë dhe varfërisë. Pas mbledhjes së ekzekutivit në Fier, kryeministri Rama tha se tashmë është gati programi financiar mbështetës për zhvillimin e këtij sektori.

 

“Gati për të lançuar programin e mbështetjes së agroturizmin me incentive fiskalë, me uljen e TVSH me 6% për të gjithë ata që do investojnë në agroturizëm. Është një instrument i sprovuar në të gjitha vendet kundër varfërisë, papunësisë e zhvillimin e zonave”.

 

Si një ndër investimet kryesore në qarkun e Fierit, shefi ekzekutivit evidentoi edhe ndërtimin e inceneratorit.

 

“Është projekt mëse i domosdoshëm. Investimi do bëjë të mundur një strukturë të standardeve më të larta ndërkombëtare e që nuk ka asnjë lloj ndikimi negativ dhe po ta krahasosh sot me mbetjet që janë rrugëve nuk ka krahasim. Është strukturë e garantuar dhe në vendet e BE rëndon janë afër qendrave të banuara”.

 

Një ndër vendimet kryesore të miratuara, ishte edhe zgjerimi i barnave të rimbursueshme.

 

“Përveç 36 barnave të reja, që do rimbursohen nga shteti për njerëzit në nevojë, do përfshihet edhe herceptina, medikament jetik për trajtimin e kancerit të gjirit, shumë i shtrenjtë. Tanimë do mbulohet në të gjitha spitalet e Republikës”.

 

Kryeministri bëri me dije se do të nisë së shpejti puna për ndërtimin e By-Passit të Fierit dhe rrugës që e lidh qytetin me Semanin.

 

Në Fier qeveria miratoi një dokument orientimi të zhvillimit, përmes projekteve të integruara publike në këtë qark për vitin 2018-2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *