Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje me thikë të një efektivi policie. Vizion Plus mëson se në pranga përfundoi A. Sh., banues në Dibër.

Më 9 janar të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ai ka goditur 5 herë me thikë punonjësin e policisë, një 56-vjeçari që ndodhej jashtë kohës së shërbimit.

Për këtë rast, ndaj 39-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *