Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një foto nga lindja e diellit.
Krahas fotos së publikuar, kreu i qeverisë shkruan: “Çfarë agimi në Tiranë”, duke shprehur entuziasmin nga rezultati i zgjedhjeve.
Numërimi i votave ka nisur prej 6 orësh, ku, deri më tani, kryeson Partia Socialiste me 50.29 %, ndjekur nga Partia Demokratike me 38.28 %, ndërsa në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim, 6.83 %.






