Subscribe

Per here te pare maxhoranca ka deklaruar publikisht se pas dy ditësh, do te nise procedurat e zëvendësimit te prokurorit te përgjithshëm Adriatik Llalla. Kryetari i komisionit te ligjeve Ulsi Manja deklaroi se ne 7 dhjetor, mandati i Adriatik Llalles përfundon e parlamenti do te zgjedhe prokurorin e përkohshëm.

 

Manja ka shmangur detajet mbi procedure qe do te ndiqet megjithatë rruga është shtruar tashme nga EURALIUS dhe OPDAT. Dy misionet ne nje opinion drejtuar komisionit te ligjeve saktësonin se pas 7 dhjetorit, Prokurori i përkohshëm zgjidhet me shumice te thjeshte nga parlamenti. Por kjo është edhe pika me e forte e përplasjes mes maxhorances dhe opozitës per çështjen e Prokurorit te Përgjithshëm. Sipas Partisë Demokratike duhen 84 vota per te zgjedhur prokurorin e përgjithshëm e po me kaq vota duhet zgjedhur edhe zëvendësuesi i tij, pavarësisht se është i përkohshëm, duke akuzuar shumicën se kërkon te kape organin e akuzës.

 

Te enjten mbushen 5 vjet nga dita kur Adriatik Llalla u zgjodh ne krye te organit te akuzës dhe duket se zgjedhja e prokurorit te ri do te vazhdoje te prodhoje debate te forta politike, edhe pse reforma ne drejtësi skicoi një Prokuror te përgjithshëm me shume me pak kompetenca se dikur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *