Sot pasdite një grup demokratësh është tubuar para selisë së PD duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Në krye të këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Forumit Rinor Lisandër Hoxha, i cili kërkoi hapjen e një debati brenda partisë për bashkimin e saj.

Hoxha ftoi demokratët që të ulen në një tryeze në mënyrë që partia të rikthehet sërish në një forcë morale dhe fituese dhe sipas tij kjo bëhet vetëm përmes një lidershipi të ri.

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor theksoi se ka ardhur momenti që brenda partisë të nisë një proces analize dhe debati për të ardhmen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *