Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 February 2026
Vizion fokus

Protesta e opozitës, ministrja Koçiu ndan pamjet: Besimtarët kërkojnë...

Protesta e dhunshme e opozitës, Rama: Kur mortja e...

Demokratët përplasen me efektivët, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu...

Opozita mbyll tubimin, Berisha akuza dhe mallkime nga selia...

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici...

Protesta e opozitës, reagon sërish Koçiu: Shfaqje e shëmtuar!...

Sërish tensione te rruga e Elbasanit, protestuesit hedhin fishekzjarre...

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën...

Protesta e PD-së, Balla: Goditën flamurin kombëtar, Policinë e...

I dënuar me 18 ditë burgim, ndërron jetë i...

Protesta e opozitës, reagon sërish Koçiu: Shfaqje e shëmtuar! Shqipëria nuk është më ajo e ’97

20 Shkurt 21:31

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me protestën e dhunshme të Partisë Demokratike.

Ministrja Koçiu, reagim përmes rrjeteve sociale:

Po e shohim përsëri. E njëjta shfaqje e shëmtuar, e njëjta skenografi e vjetër me tym e me flakë, që vjen nga bodrumet e një politike në agoni. Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin.

Le ta themi troç, pa asnjë dorashkë: Një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska dhe as për molotovë.
Kush ka të drejtë, ka mbështetjen e popullit, jo bandën e huliganëve me pagesë. Kush ka ide, ka votën. Por kur kutia e votës të është kthyer në në makthin tënd më të madh që prej dy dekadash, atëherë e vetmja rrugë është dhuna si streha e fundit e paaftësisë.

Të thërrasësh shqiptarët të bëhen mish për top për marrëzinë tënde personale, ndërkohë që ata ta kanë dhënë përgjigjen me votë rresht për 20 vite, është kulmi i pafytyrësisë politike.

Ata thonë se kjo është një protestë qytetare? Cili qytetar i këtij vendi do të shihte qytetin e tij të digjej? Të djegësh institucionet nuk është politikë, është vandalizëm. Të godasësh Policinë e Shtetit nuk është trimëri, është krim.

Kjo nuk është një protestë kundër qeverisë. Kjo është një protestë kundër Shqipërisë që punon, kundër stabilitetit, kundër sigurisë së çdo familjeje dhe kundër imazhit të një vendi që sot respektohet në çdo tryezë ndërkombëtare.

Ky nuk është opozitarizëm, ky është sabotim kombëtar nga ata që Shqipërinë e duan vetëm nëse mund ta kenë si pronë private, përndryshe duan ta shohin në flakë.

Dhe nesër, kur të dilni për të përgënjeshtruar turpin tuaj të sotëm e për t’ua shitur shqiptarëve dhunën si “ndjenjë lirie”, mendohuni mirë. Mendohuni dy herë, sepse Shqipëria nuk është më as ajo e 97-ës dhe as ajo e rrëmujës suaj mendore.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Koçiu protesta e PD Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Protesta e opozitës, ministrja Koçiu ndan pamjet: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

më shumë...

Protesta e dhunshme e opozitës, Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

më shumë...

Demokratët përplasen me efektivët, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu dhunojnë dy persona: Janë policë civilë

më shumë...

Opozita mbyll tubimin, Berisha akuza dhe mallkime nga selia blu: Zoti ju vraftë, protesta tjetër më e fuqishme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:38

Protesta e opozitës, ministrja Koçiu ndan pamjet:...

10:34

Protesta e dhunshme e opozitës, Rama: Kur...

10:13

KE: Pagesat nga Plani i Rritjes, pas...

10:04

Demokratët përplasen me efektivët, Flamur Noka dhe...

9:45

Opozita mbyll tubimin, Berisha akuza dhe mallkime...

9:37

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen...

9:31

Protesta e opozitës, reagon sërish Koçiu: Shfaqje...

9:11

Sërish tensione te rruga e Elbasanit, protestuesit...

Foto ilustruese
8:48

Goditet me thikë 27-vjeçari në Tiranë

8:48

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues,...

8:42

Protesta e PD-së, Balla: Goditën flamurin kombëtar,...

8:34

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin...

8:04

Tensione para Kuvendit, protestuesit hedhin molotov, policia...

7:48

I dënuar me 18 ditë burgim, ndërron...

7:47

Hedhja e molotovëve drejt kryeministrisë, reagon Albana...

7:35

Protesta e PD-së/ Nis sulmi me fishekzjarre...

7:34

“Opozita më e guximshme e Evropës”, Berisha...

7:30

Protesta e PD-së, Berisha: Është rikthyer farsa...

7:21

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Berisha:...

7:15

Lapaj refuzon sërish t’i bashkohet Berishës, i...

Më të klikuarat

  • E PLOTË/ Egli Pashollari u vra nga Gazmend Buçpapa! 5 vite m...
  • I mori jetën Egli Pashollarit, dyshohet se 31-vjeçari i ngac...
  • U qëllua me thikë, ky është 31-vjeçari që mbeti viktimë! Si...
  • Krim pasioni te Delijorgji! 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku u pla...
  • Sherr mes të rinjve, vritet me thikë një person (EMRI)
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.