Menjëherë pas mbylljes së fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, ka nisur sulmi me molotov dhe fishekzjarre ndaj godinës së Kryeministrisë.
Thirrjeve të vazhdueshme të policisë për ndalimin e dhunës, protestuesit iu janë përgjigjur me molotov dhe fishekzjarre.
Kujtojmë se pas çdo proteste të PD-së, godina e Kryeministrisë është sulmuar me molotov dhe mjete shpërthyese.
/vizionplus.tv





