Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në Pogradec, në...

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në...

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për pezullimin e...

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë...

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë...

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe...

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike...

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron...

Rrugë që do të bllokohen nga protesta e opozitës në kryeqytet, Policia e Tiranës: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

20 Shkurt 12:32

Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit të organizuar nga Partia Demokratike, i parashikuar për datën 20 shkurt 2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë, duke pasur parasysh rrezikun për veprime të dhunshme si në protestën e kaluar.

Megjithatë, janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë në rast se tubimi zhvillohet.

Lexo edhe :

Related Posts

Protesta e PD-së, Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë në shesh sot!

Si pjesë e këtyre masave, nga ora 15:00 e ditës së sotme do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në:

Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”

Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”

Në varësi të situatës, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore, ndërsa Policia do të devijojë qarkullimin në rrugë alternative.

Qytetarët apelohen të shmangin lëvizjen në zonat e bllokuara, të përdorin rrugë alternative dhe të raportojnë çdo veprim të dhunshëm apo paligjshmëri.

Policia:
Tiranë/Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, më datë 20.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit.

Pavarësisht kësaj, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, në rast se do të zhvillohet tubimi.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 15:00 e datës 20.02.2026, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për ta devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative si dhe të distancohen e të denoncojnë në rast se ndeshen me veprime të dhunshme apo me çdo paligjshmëri tjetër.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
PD policia proteste

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari, sekuestrohen 15 800 euro

më shumë...

Tiranë/ Arrestohen dy të rinj për 6 vjedhje, 23-vjeçari theu masën ‘Arrest në shtëpi’

më shumë...

Kakavijë, rreth 20 mijë persona kthehen drejt Greqisë pas pushimeve

më shumë...

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në Tushemisht, Rama rikthehet në vilën qeveritare në Pogradec

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:09

Tiranë/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet...

11:44

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në...

11:36

Tiranë/ Arrestohen dy të rinj për 6...

11:29

Kakavijë, rreth 20 mijë persona kthehen drejt...

11:26

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së...

11:15

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau partneren...

10:48

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet...

10:28

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari...

10:01

Priti për më shumë se 10 vite...

9:53

Situata e zjarreve në vend, 21 vatra...

9:40

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për...

9:31

Fluks i lartë në Portin e Vlorës,...

9:26

Merr flakë kabina elektrike në Durrës, një...

9:23

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në...

8:46

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr...

8:41

Horoskopi i sotëm, 3 shenja do të...

8:36

Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë...

8:18

Moti sot/ Ngrihen tmperaturat ne vend, termometri...

11:05

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:51

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për...

Më të klikuarat

  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.