E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 32 minuta më parë
Politikë

Lapaj refuzon sërish t’i bashkohet Berishës, i liron bulevardin Partisë Demokratike

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka refuzuar sërish t’i bashkohet protestës së katërt kombëtare të Partisë Demokratike.

Grupi i Lapajt, i cili qëndronte poshtë Kryeministrisë 24 orë që prej 8 dhjetorit, është spostuar në krahun tjetër të bulevardit, duke i liruar vendin Partisë Demokratike për të zhvilluar këtë të premte tubimin e thirrur nga Sali Berisha.

Ndërkohë, si në çdo protestë, edhe sot ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar tubimit përpara kryeministrisë.

Salianji është shfaqur në protestë së bashku me disa nga mbështetësit në rrugëtimin e tij për një ndryshim në PD.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë