E martë, 13 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e dhunshme e opozitës, Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas protestës së dhunshme të opozitës, e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.

Mbështetës të opozitës u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë, ku qëndruan për rreth një orë, për t’u zhvendosur më pas përpara Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku u hodhën molotovë dhe u përdor gaz lotsjellës, besimtarët myslimanë u detyruan të ndërpresin për disa minuta faljen e tyre.

Reklamë

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë publikoi një foto nga Xhamia e Namazgjasë, që ndodhet pranë Kuvendit, e mbuluar nga gazi lotsjellës.

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Reklamë

Me këtë reagim, Kryeministri i referohet liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar si përgjegjës për situatën e krijuar dhe për tensionet që, sipas tij, çuan protestuesit deri në derën e xhamisë.

Për rreth tre orë opozita protestoi para kryeministrisë dhe Kuvendit. Nuk munguan tensionet mes protestueve të cilët hodhën molotovë në drejtim të efektivëve ndërsa këta të fundit iu kundërpërgjigjënb me gaz dhe ujë. Të paktën 40 persona janë shoqëruar në polici. Kjo është protesta e katërt kombëtare e opozitës, ndërsa Berisha tha se data e protestës së ardhshme do të bëhet e ditur në ditët në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë