E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e PD-së, Berisha: Është rikthyer farsa zgjedhore e Enver Hoxhës

Partia Demokratike po zhvillon këtë të premte protestën e katërt kombëtare para Kryeministrisë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij kujtoi sakrificat e qytetarëve 35 vite më parë, kur rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Reklamë

Ai u shpreh se në Shqipëri, edhe pas 35 vitesh, është rikthyer një farsë zgjedhore e ngjashme me atë të kaluarën.

Berisha: 35 vite më parë, ata burra e gra kaluan bllokimin, autoblindat, snajperat, për votën e lirë, për dinjitetin njerëzor. Nuk do e besonim kurrë që 35 vite më vonë do rikthehej farsa zgjedhore e atij që përmbysën. Ne ndjejmë sot këtë datë me frymëzimin më të madh, se Edi Rama do t’i ketë kohërat e numëruara. Enver Hoxha, diktatura e tij, vazhdon sundimin fuqiplotë. Sot, Edi Rama është një kufomë politike, kalbësirë politike, i tmerruar, por prapë se prapë njëlloj do të mbetet në atë zyrë për sa kohë ne nuk do e tërheqim, sic ndodhi 35 vite më parë. Diktatura e Enver Hoxhës ishte një diktaturë e pashembullt në Evropë. Sot, regjimi i Edi Ramës ngrihet mbi tre shtylla turpi të cilat rrënojnë çdo ditë qenien tonë. Edi Rama, me politikat e tij, me vjedhjet, farsën elektorale, me krimin dhe ligjin mburojë, po shtrojnë shqiptarët në dheun e jo shqiptarëve, por për të përdorur shqiptarët për të ndërtuar parajsën e tij.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë