E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e PD-së, Balla: Goditën flamurin kombëtar, Policinë e Shtetit dhe institucionet e vendit

Kreu i grupit të PS Taulant Balla ka kritikuar protestën e opozitës, e cila u mbajt këtë të premte para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla tha se në protestën e dhunshme të demokratëve, u cenuan institucionet dhe simbolet e shtetit.

“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i shqupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, shkruan Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë