E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 46 minuta më parë
Vendi

Tensione para Kuvendit, protestuesit hedhin molotov, policia u kundërpërgjigjet me gaz dhe ujë

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione, pasi pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur drejt ambienteve të Kuvendit.

Gjatë grumbullimit para Kuvendit janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të godinës, ndërsa forcat e policisë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndryshe nga protestat e mëparshme kur i ka pritur mbështetësit në selinë e partisë, këtë herë u është bashkuar atyre para Kuvendit. I pyetur nga gazetarët për këtë ndryshim, ai u shpreh shkurt se “skenarët ndryshojnë”.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e organizuar nga opozita./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë