Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 March 2026
Vizion fokus

Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon edhe fqinjët,...

Policët fusin në burg 50-vjeçaren e pafajshme, përdorën inteligjencën...

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa...

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave...

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me...

Sulm me raketë ndaj ambasadës së SHBA në Bagdad

Ministri Hoxha bisedë telefonike me homologun e tij në...

Macron pret Zelenskyn: Të parandalojmë që lufta në Ukrainë...

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet...

Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

18 orë seancë maratonë në Kuvend! Miratohen anëtarët e Banka e Shqipërisë dhe ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm, rrëzohen propozimet e opozitës

20 Shkurt 08:20

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar, pas një seance maratonë që zgjati 18 orë, disa projektvendime për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Banka e Shqipërisë. Katër kandidatë u zgjodhën si anëtarë të rinj, ndërsa një kandidaturë u shty për votim në një seancë të ardhshme.

Me 74 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan zgjedhjen e Selami Xhepës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Në një tjetër votim, me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim, u miratua kandidatura e Holta Zaçajt, e cila do t’i bashkohet organit më të lartë vendimmarrës të bankës qendrore.

Ndërkohë, projektvendimi për emërimin e Matilda Shehut u shty për një seancë tjetër plenare, me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 74 vota pro, 17 kundër dhe asnjë abstenim emërimin e Ervin Metes si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, ndërsa me 73 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim u votua edhe Jonida Prifti si anëtare e këtij institucioni.

Ndërkohë Kuvendi ka votuar me 75 vota pro të maxhorancës ligjin e ri për shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu deputetët e majtë mbështetën draftin e ardhur nga Ministria e Jashtme dhe që ndër të tjera parashikon edhe testimin e diplomatëve brenda 12 muajve të hyrjes së tij në fuqi.

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Dispozitat e kësaj pike do të zbatohen brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit”, thuhet në pikën 3 të nenit 68.

Opozita e votoi kundër projektligjin, ndërsa deputeti Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë abstenoi.

Shumica nga ana e saj rrëzoi në bllok gjashtë projektligje të opozitës, ku dy ishin propozuar nga Ina Zhupa (për trashëgiminë kulturore dhe një ndryshim në ligjin e arsimit të lartë), dy nga Jorida Tabaku (për statusin e minatorit dhe akcizat) dhe një nga grupi parlamentar i PL-së (për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe analizat laboratorike të ndotësve në ushqim).

Projektligjet morën vetëm 17 vota pro të opozitës në votimin në parim, pa mundur të kalonin në votimin nen për nen.

Nga ana e maxhorancës, deputeti Erjon Braçe abstenoi në tre propozime të opozitës, ndryshe nga grupi i tij që votoi kundër.

Votimet në Kuvend

Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.

Votimi: 75 pro, 1 abstenim (Redi Muçi), 15 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””.

Votimi: 17 pro, 0 abstenim, 74 kundër

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Votimi: 17 pro, 1 abstenim (Braçe), 73 kundër

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë””.

Votimi: 17 pro, 0 abstenim, 75 kundër

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Votimi: 17 pro, 1 abstenim (Braçe), 73 kundër

Projektligji “Për statusin e minatorit”.

Votimi: 17 pro, 1 abstenim (Braçe), 74 kundër

Projektligji “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratike për ndotësit ushqimorë”.

Votimi: 17 pro, 0 abstenim, 75 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike””.

Votimi: 74 pro, 0 abstenim, 16 kundër

Projektvendimi “Për miratimin e planit vjetor 2026, “Për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022 – 2026””.

Votimi: 74 pro, 0 abstenim, 15 kundër

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Kuvendi seancë

Nga e njëjta kategori

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

më shumë...

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

më shumë...

Braktisi foshnjën disa muajshe, shpallet në kërkim 40-vjeçarja nga Korça

më shumë...

“Dita e Verës” pushton Tiranën, fëmijë, të rinj dhe të moshuar mbushin rrugët e sheshet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:19

Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon...

2:10

Policët fusin në burg 50-vjeçaren e pafajshme,...

2:00

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi...

1:16

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje...

1:04

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me...

12:34

Braktisi foshnjën disa muajshe, shpallet në kërkim...

12:22

“Dita e Verës” pushton Tiranën, fëmijë, të...

12:17

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijra...

12:08

MARINA ORIKUM SHKËLQEN NË MIPIM 2026! Pavijoni...

12:02

Dita e Verës në Institutin e të...

11:58

Dhunoi babanë dhe vëllanë dhe u arratis,...

10:49

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova,...

10:39

Qëlluan me armë zjarri, policia zbardh ngjarjen...

10:32

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në...

10:25

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet...

9:55

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po...

9:47

Presidenti Bajram Begaj uron shqiptarët për Ditën...

8:57

Sulm me raketë ndaj ambasadës së SHBA...

8:28

Sot Dita e Verës, rrugët ku do...

8:17

Parashikimi i motit për këtë të shtunë,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 2...
  • 32-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë në hotelin luksoz, çfarë...
  • Durrës/ Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, të dy përf...
  • OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektri...
  • Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.