E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

E PLOTË/ Egli Pashollari u vra nga Gazmend Buçpapa! 5 vite më parë tentoi t’i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit

Egli Pashollari, 31 vjeç, u vra me thikë ditën e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton se Pashollari u sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo zbriti nga makina e tij.

Reklamë

Ai u godit me thikë në kurriz dhe dyshohet se autor i ngjarjes është Gazmend Buçpapa.

Të riut iu dha ndihma e parë nga dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes, të cilët më pas e futën në makinën e tij për ta transportuar drejt spitalit të Traumës.

Reklamë

Por fatkeqësisht ai humbi jetën rrugës për në spital.

Egli Pashollari rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai raportohet se ka shërbyer më herët në strukturat e Policisë së Burgjeve si gardist. Dyshohet se 31-vjeçari ka pasur lidhje me grupin e Emiljano Shullazit.

Para 5 vitesh ai tentoi t’i fuste pije alkoolike Shullazit dhe personave të tjerë gjatë kohës që ndodheshin në burg. Gjithashtu, në vitin 2017 ai është përballur me akuza për çështje të lidhura me narkotikët.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë