Personi që shihni në foto është Egli Pashollari, 31-vjeç, i cili humbi jetën këtë të premte, pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se i riu është qëlluar nga autori Gazmend Buçpapa me thikë pas një sherri të ndodhur brenda një lokali.
Lexo edhe :

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit.






