Buxheti I shtetit për vitin 2024, për herë të parë kap shifrën e 735 miliard lekëve apo rreth 7 miliard eurove.
Nga kjo shifër, 674 miliard lekë janë të ardhura që do të mblidhen nga taksat dhe tatimet, ndërsa pjesa tjetër është borxh.
Qeveria argumenton se ky document I përgjigjet fazës në të cilën ndodhet ekonomia. Ministri e financave Ervin Mete prezantoi shifrat kryesore të tij në konferencën e kryetarëve.
Ky dokument mund të konsiderohet si prpjektbucxheti I pagave, pasi qeveria synon të realizojë ambicjen e saj për të bërë pagën mesatare në 900 euro.
Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë- u shpreh Mete
Si dhe në cdo buxhet tjetër, pjesa më e madhe e financimit shkon për investimet publike. Fokus këtë vit janë fiancimet për disa akse rrugore kombetare dhe ridnërtimi I cili edne nuk kla përfunduar.
Ky projektbuxhet financon një vëllim të konsiderueshëm investimesh publike me 5.3% të PBB, ose 128.5 miliardë lekë, në linjë edhe me strategjitë sektoriale të zhvillimit. Në këtë fond, përfshihet dhe fondi i rindërtimit nga tërmeti në shumën 7 miliardë lekë. Në planifikimin e investimeve për vitin 2024, fokusi mbetet financimi i projekteve të investimeve publike në fushën e transportit rrugor, detar, hekurudhor, zhvillimi urban dhe rajonal, ujësjellës kanalizime, trashëgimia kulturore dhe turizmit sqaroi- më tej Mete.
Vitin e ardhëm qeveria synon të dalë në tregje ndërkombëtare për të marrë borxh, për të plotësuar nevojat për financim. Ndërkohë për herë të parë që nga viti 2011, borxhi publik do të ulët në 59.8% të prodhimit të brendshëm bruto.




