Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

Bloomberg: Kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore

Nisma “Dyfisho biznesin tënd”, Rama: Ndihmojmë bizneset e vogla...

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës...

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë kompani europiane...

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj, rritje 700%...

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen...

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik përballet me...

Katër fermerë në televotim, publiku vendos për fatin e...

Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë e Shqipërisë

Starmer në prag të “greminës”, ministrja e tij jep...

Presidentja e Parlamentit Evropian premton reforma pas skandalit të dyshuar për korrupsion

15 Dhjetor 17:38

Presidentja e Parlamentit Evropian premtoi një seri të gjerë reformash që do të jetë gati vitin e ardhshëm për të luftuar rastet e korrupsionit mes deputetëve të Parlamentit Evropian, pas skandalit mbi një përpjekje të supozuar të Katarit për të blerë ndikim nga anëtarët e parlamentit.

 

Kryetarja e parlamentit të Bashkimit Evropian Roberta Metsola tha sot se skandali i korrupsionit dhe ryshfetit që përfshin disa eurodeputetë, ishte një goditje për demokracinë, ndërsa u zotua të rivendosë besueshmërinë e institucionit.

 

“Natyrisht, këto procedime penale që përfshijnë Parlamentin janë të dëmshme. Ato janë të dëmshme për demokracinë, për Evropën dhe për gjithçka që ne mbështesim. Besimi, që ka dashur vite për t’u ndërtuar, por vetëm pak çaste për t’u shkatërruar, do të duhet të rindërtohet dhe puna për këtë fillon tani”, tha zonja Metsola.

 

Skandali, i cili filloi të shpaloset publikisht javën e kaluar, ka dëmtuar reputacionin e institucionit të vetëm të BE-së, i përbërë nga zyrtarë të zgjedhur drejtpërdrejt në 27 vendet anëtare.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të merren masat e duhura pasi të jenë vërtetuar të gjitha faktet.

 

“Mendoj se duhet të dimë faktet, të kuptojmë se kush është i përfshirë dhe më pas të marrim masat e duhura.//Ne do të marrim vendime, institucionet kompetente do të marrin vendimet e duhura në bazë të fakteve”.

 

Kryeministri belg Alexander De Croo mbështeti zonjën Metsola në punën e saj për përmirësimin e parlamentit pas skandalit.

 

“Mendoj se drejtësia belge ka bërë një punë shumë të mirë dhe do të vazhdojë të bëjë punën e saj. Kjo është e rëndësishme, Parlamenti Evropian është organi më i rëndësishëm demokratik në kontinentin tonë, kështu që ne mbështesim presidenten në të gjitha përmirësimet që ajo dëshiron të zbatojë”.

 

Prokurorët kanë akuzuar katër persona të paidentifikuar për korrupsion, pjesëmarrje në grup kriminal dhe pastrim parash.

 

Mes tyre ishte edhe nënkryetarja e parlamentit evropian, deputetja greke, Eva Kaili.

 

Ligjvënësit votuan me shumicë dërrmuese të martën për t’i dhënë fund mandatit të saj në detyrë.

 

Autoritetet nuk e kanë identifikuar vendin e Gjirit të dyshuar për ofrimin e parave ose dhuratave për zyrtarët në parlament në këmbim të favoreve politike, por disa anëtarë të asamblesë dhe disa media belge e kanë lidhur hetimin me Katarin.

 

Sipas prokurorëve belgë, hetuesit kanë sekuestruar qindra mijëra euro në shtëpitë e zyrtarëve./voa

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Korrupsion Macron Parlamenti Europian

Nga e njëjta kategori

Bloomberg: Kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore

më shumë...

Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares para grupit hetimor: Kur unë hoqa pizhamet, ai u afrua, më puthi

më shumë...

Gjyqi për pronat/ Babai i Ervis Martinaj në GJKKO: Nuk duan ta zbardhin fatin e tij, kam dhënë emra konkretë

më shumë...

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës për Prokurimet Publike: Kemi bërë progres të madh, vlerësohemi ndërkombëtarisht

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:15

Bloomberg: Kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore

4:01

Të flesh në dysheme mund të reduktojë...

3:27

Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e...

3:06

Gjyqi për pronat/ Babai i Ervis Martinaj...

2:46

Lamallari pret Ministrin e Brendshëm të Italisë:...

2:36

E-Albania 3 ditë jashtë funksionit: Ndërprerja e...

2:24

Nisma “Dyfisho biznesin tënd”, Rama: Ndihmojmë bizneset...

2:00

SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet...

1:44

Sfidat për sigurinë ushqimore, AKU kalon në...

1:32

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i...

1:28

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë...

1:04

Dita Botërore e Infermierëve, ministrja Sala: Asnjë...

1:02

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj,...

12:58

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet...

12:27

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën...

12:14

Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë...

11:54

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik...

11:43

Katër fermerë në televotim, publiku vendos për...

11:38

Si do të aplikohet paraburgimi? Avokatët: Vendimi...

11:37

Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, po...
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.