Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen dita-ditës, shqiptarët rrezikuan jetët për të mbrojtur hebrenjtë

12 Maj 12:58

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin Shqipëri–Izrael, një forum që mbledh rreth 40 kompani izraelite të inovacionit me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe zhvillimit ekonomik.

Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin me Izraelin, duke theksuar se përpjekja për të ndërtuar një partneritet të ngushtë me ekspertë dhe kompani izraelite nuk është e lehtë, por është thelbësore për zhvillimin e Shqipërisë.

Rama vuri në dukje lidhjen e fortë historike mes dy vendeve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendi ynë u bë strehë për hebrenjtë dhe, sipas tij, doli nga lufta me më shumë hebrenj sesa para saj.

Rama: Sa më shumë që e njoh Izraelin, e kuptoj që të bësh bashkë kaq shumë izraelitë nuk është e lehtë, edhe pse miti thotë që ju jeni gjithmonë të bashkuar. Faleminderit që keni ardhur dhe keni sjellë dijen tuaj për të na ndihmuar të ecim përpara në një rrugë që e kemi çelur, duke i besuar teknologjisë së re, digjitalizimit të insfrastrukturës sonë. Përmes teknologjisë vende si tonat mund të bëjnë një kërcim përpara dhe mund të bëjnë gjëra që ndonjëherë vendet e mëdha, shumë më të zhvilluara, e kanë më të vështirë t’i bëjnë. Ne besojmë fort te kjo marrëdhënie dhe kemi aryse për këtë, jo vetëm për shkak të historisë sonë që është një histori e krijuar në kohët më të errëta për popullin hebre, kur Shqipëria doli nga Lufta e dyrë Botërore si i vetmi vend në Evropë që numëronte më shumë hebre se sa përpara se të niste lufta. Kjo falë myslimanëve të Shqipërisë të cilët morën çdo hebre dhe vunë jetët në rrezik për të mbrojtur hebrenjtë. Kjo është një histori që ne e shtrëngojmë fort.

Ai u ndal te sulmet kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë dhe tha se Shqipëria e ka mësuar sigurinë kibernetike “në mënyrën më të vështirë”, pas sulmeve të drejtuara ndaj sistemeve të saj digjitale.

Shefi i qeverisë  tha se vendimi për të strehuar anëtarë të opozitës iraniane u mor mbi baza humanitare, duke theksuar se ata u pritën në Shqipëri për të mbrojtur jetën e tyre dhe jo për arsye politike apo për të përdorur territorin shqiptar si platformë veprimi.

Megjithatë  Shqipëria arriti t’i përballojë këto sfida me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Izraelin.

Rama: E mësuam sigurinë kibernetike në mënyrën më të vështirë. Si rezultat i mikpritjes sonë.. ne u hapëm derën iranianëve të cilët janë në opozitë dhe nuk e bëmë për shkak të ndonjë motivi politik, nuk e bëmë që t’i jepnim ndonjë platformë në Shqipëri që të luftonin regjimin nga Shqipëria. E bëmë sepse jetët e tyre ishin në rrezik dhe askush nuk donte t’i shpëtonte. Ne i hapëm dyert, i dhamë strehë dhe bëmë një marrëveshje. Ata mund të jetojnë në Shqipëri, të rrisin fëmijët e tyre këtu jashtë çdo rreziku, për sa kohë është e nevojshme. Regjimi iranian nuk e duronte dot këtë dhe na sulmoi, sulmoi atë që kishim punuar për vite të tëra, për të transformuar sistemet tona. Tani jemi një vend që ofron 95% të shërbimeve online. Këtë synuan ata, të na çonin mbrapsht në kohën e errët të shërbimeve publike në nivelin më të ulët. Ne ishim shumë të kënaqur në atë moment kur Izraeli na ofroi ndihmë, falë kësaj ndihme dhe ndihmës edhe të miqve tanë shumë të dashur nga Emiratet, i mbijetuam këtij sulmi. Mësuam se na duhet të investojmë dhe të ndërtojmë një sistem mbrojtjeje dhe nuk është e lehtë sepse sistemi ynë mbrojtës duhet të përballonte sulmet e një armiku jo të lehtë. Sot falë bashkëpunimit me Izraelin kemi një nivel krejt të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren: Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë

më shumë...

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe 6 banesa të djegura në Himarë

më shumë...

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund të mbeten peng i një ligji të ri

më shumë...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.