Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion në fushën e prokurimeve publike.
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është lider në fushën e prokurimeve, Berisha duke shfrytëzuar të dhënat nga “Open EU Tender” akuzoi qeverinë se e ka kthyer këtë sektor në strehë korrupsioni. Për të mbështetur këtë akuzë Berisha deklaroi se asnjë kompani europiane nuk arrin të fitojë tendera në vendin tonë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Mafia qeveritare shqiptare, në ligjin e mafies dhe jo në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri. Narkoqeveria Rama, është rasti i vetëm, kur në listën e kontraktorëve me tendera me vlerë të konsiderueshme, nuk ka asnjë fitues kompani nga vendet e BE apo kompani”, tha Berisha.
Argumenti tjetër që Berisha paraqiti për të mbështetur akuzat e tij për korrupsion ishte rritja e numrit të tenderave të klasifikuar sekret.
“AKSHI ka firmosur mbi 500 procedura sekrete. Asnjë nuk ka pasur gjatë periudhës së qeverisjes së mëparshme. Drejtoria qeveritare me dhjetëra e dhjetëra, asnjë nuk ka pasur gjatë qeverisjes së mëparshme”, tha Berisha.
Berisha ka listuar institucionet që kanë zhvilluar tenderat me vlerat më të larta:
“Lubia. Lubia urdhëroni sa ka marrë. Rreth 1 miliard e 400 milionë. Dhe kur unë thosha që kjo, gjatë gjithë mandatit të saj, ka shpërdoruar, ka vjedhur dhe ka shpërdoruar 12 miliardë euro, kishte njerëz që mendonin se ka një ekzagjerim”, tha kreu i PD.
Institucionet e tjera që Berisha ka veçuar në lidhje me vlerat e tenderave janë AKSH-i dhe Fondi i Zhvillimit.






